BallinaAktualitetSulmi me gaz lotsjellës ndaj qytetarëve, Pampuri: Ua hedhshin nënave e motrave...

Sulmi me gaz lotsjellës ndaj qytetarëve, Pampuri: Ua hedhshin nënave e motrave tuaja

spot_img
spot_img

Orjola Pampuri është një nga protestuesit e Vorës që është dëmtuar nga hedhja e gazit lotsjellës nga ana e policisë ndaj protestuesve që kërkojnë zbatimin e dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Pampuri tha për mediat se nëse nuk lirohen 4 protestuesit e ndaluar deri nesër, është e gatshme të vetëofrohet në qelinë e burgut ajo personalisht që të lirohen të shoqëruarit.

‘Ju që hidhni gaz ndaj meje ua hedhshin motrave dhe nënave tuaja. Ne nuk do të tërhiqemi në zbatimin e dekretit të presidentit, dhe do t’ju japim kohë derin nesër për largimin e menjëhershëm të materialeve zgjedhore nga Vora, në të kundërt shumë më shumë se kaq njerëz sa janë sot do të vijnë dhe heqin me forcë.

Kanë arrestuar pa të drejtë 4 persona, nëse nuk i lirojnë deri nesër le të vijnë të më arrestojnë mua, të futem unë në burg me kushtin që të dalin 4 të arrestuarit’, tha Pampuri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular