Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.
Në video përgjimin numër 10 janë tre biseda të Imer Lalës ku ai u tregon tre personave të ndryshëm se do të shkojë në një zyrë të madhe.
Më pas u thotë se do të takojë atë të madhin.
Dhe në fund tregon se e kishte bërë takimin me atë të madhin, që sipas Bild është Edi Rama.
Imer Lala: O Rata, Po shkoj “në një zyrë të madhe” (Dyshohet se në zyrën e Ramës)
A merr vesh. A thu jam vesh mirë apo jo?
Gruaja: Po mire je
Imer Lala: Ma fut qet atë gjo në karikim
Gruaja: E kam kariku, pa merak
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Gruaja: Unë jam këtu …
Imer Lala: Mirë, nga ora 11.30 nisem
Gruaja: Ok në rregull
Biseda 2
Vajza: Po ti ku je, përse u çove nga kafja
Imer Lala: Në 10.30 kam një takim me atë robin (Edi Rama)., Do shkoj ta takoj në zyrën e tij\
Imer Lala: Po shkoj në zyrë. Sa atë dal, po të bëj telefon, pastaj jam për Pogradec
Biseda 3
Imer Lala: Or zotëri, po ku je me, se i rashë telefonit
I panjohur: E kam mbyll. Çkemi
Imer Lala: A e ke mbyll atë numër
I panjohur: Po njëherë për njëherë. Çfarë ka ndodhur?
Imer Lala: Ej shifna te ai Babloku i madh (Edi Rama)
Imer Lala: Po qesh me Qifin përpara
Imer Lala: Ti mos e rruj leshin për asigjo