Mesfushori i Kosovës mund të largohet nga Lazio, për t’iu bashkuar Red Bull Salzburgut me formulën e huazimit.
Sipas “Il Tempo”, Berisha është gati të kthehet në Austri në formë huazimi për një vit dhe tashmë i duhet vetëm leja nga Lazio.
Berisha në vitin 2018 ishte transferuar te Lazio për 7.5 milionë euro, por ai ka arritur të paraqitet vetëm 14 herë, shkaku i lëndimeve.
Kujtojmë se lëndimet Berishës ia pamundësuan edhe paraqitjet te Kosova në muajt e fundit.