BallinaKryesoreDr. Taulant Balla ose njësia më e vogël e dijes!

Dr. Taulant Balla ose njësia më e vogël e dijes!

spot_img
spot_img

Nga Enver Bytyçi

Parmbrëmë Taulant Balla u shfaq në ekranin televiziv të News 24 dhe në përpjekje për të përkufizuar për llogaritë e tij politike formën e sistemit politik të qeverisjes në Francë, tha shprehimisht ‘Republika e Francës është republikë e pastër presidenciale’. Se Franca nuk është republikë presidenciale, aq më pak e pastër, siç shprehet doktor Taulanti, këtë studentët e Bachelorit e mësojnë në vitin e parë ose të dytë të studimeve. Nëse një student do të më thoshte këtë që Balla artikuloi në emisionin televiziv, do ta kishte të vështirë të merrte notë kaluese as në provimin e vjeshtës. Një gafë e tillë nuk falet, sepse bëhet fjalë për kategorinë themelore të dijes në çeshtjet e sistemeve politike të qeverisjes. Por doktori i shkencave politike me tezë të mbrojtur në Bukuresht, pra ‘shkencëtari’ Taulant Balla, duket se nuk ka haber nga kjo disiplinë e shkencave politike. Ai nuk njeh abc-në e shkencave politike, edhe pse tbotë se ka doktoruar. Ai nuk i njeh sistemet politike të qeverisjes. Nuk njeh as elementin themelor të saj, format dhe tipet e qeverisjes. Megjithatë është ngjit në hierarkinë më të lartë të Partisë Socialiste. E jo vetëm kaq, injoranti politik i doktoruar është gjithashtu kryetar i delegacionit parlamentar shqiptar për negocimin e integrimeve evropiane. Kjo do të thotë se në këto pozicione Edi Rama ka çuar njësinë më të vogël të dijes, edhe pse në PS janë me dhjetëra profesorët e vërtetë. Pa dashur t’i bëj leksion doktor Taulantit, më duhet t’i kujtoj se Franca nuk është republikë presidenciale. Ajo është republikë gjysmë ose semi presidenciale, që do të thotë se pushteti ekzekutiv i këtij vendi ndahet midis presidentit dhe qeverisë. Për ta ilustruar këtë fakt, po theksoj vetëm një tipar konkret. Projektligjet që paraqiten në Asamblenë Kombëtare ose Senatin francez nëse përgatiten nga presidenti duhet të kenë kundër firmën e kryeministrit. Nëse propozohen nga qeveria, duhet të kenë edhe firmën e presidentit. Kjo do të thotë se sistemi politik në Francë është ndërtuar mbi bazën e një balance ekzekutive midis presidentit dhe qeverisë. Ndërsa janë Asambleja e Senati dy dhomat e legjislativit që hedhin poshtë ose miratojnë ligjet me të dy firmat përkatëse. Ndërsa ne shqiptarët presim që të tilla njësish dijesh të njohin principet e një sistemi demokratik të qeverisjes! Dhe sa kohë do të mbështeten në politikën shqiptare injorantët e politikës, aq kohë Shqipëria nuk do të mund të nisë rrugëtimin e saj demokratik në sistemin e saj politik. Ndërkaq ne nuk duhet të presim prej kësaj aradhe politike injorantësh që ata të sillen ndryshe me qytetarët e vendit. Njësia më e vogël e dijes për shkak të injorancës ekstreme, po u ngjit në ballin e oxhakut vetëm arrogancë e halabakllëk do të shfaqë! Prandaj mos u çuditni as nga sjelljet halabake të doktor Taulant Ballës! Tiranë, më 20.06.2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular