Pep Guardiola duket se ka mposhtur Manchester United në garën për Harry Maguire.
Manchester City është shumë pranë firmës me mbrojtësin e kombëtares angleze i cili mes Citiziens dhe United ka zgjedhur pikërisht kampionët e Anglisë për të vazhduar karrierën.
Shifra prej 80 milionë paund pritet të shpenzojë Manchester City në arkat e Leicester City për të blerë kartonin e futbollistit 26-vjeçar Maguire që nëse kalon te skuadra e Guardiolës për një shifër të tillë do të shndërrohej në mbrojtësin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë dmë shumë edhe se Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpooli shpenzoi rreth 75 milionë paund.