25 vjeçari Amir Rrahmani i cili aktualisht luan për Dinamons e Zagrebit, po kërkohet nga disa klube evropiane, si Standard Liege dhe Celtic.
Së fundi garës për Rrahmanin i është futur edhe skuadra e rikthyer në Serie A, Hellas Verona. “Le Soir” raporton se Hellas Verona po e kërkon lojtarin, i cili vlerësohet rreth 2 milionë euro në treg.
Rrahmani gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Drenicës, Partizanit të Tiranës, Splitit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Dinamo Zagrebit