BallinaAktualitet“Momenti i një ngritjeje të fuqishme”, Lefter Maliqi: Ja ku ndodhen peshqit...

“Momenti i një ngritjeje të fuqishme”, Lefter Maliqi: Ja ku ndodhen peshqit e mëdhenj

spot_img

Deputeti Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, deklaroi se nuk ka turp më të madh që se si krimi elektoral doli hapur në mënyrën e blerjes së votave.

Maliqi shton më tej se peshqit e mëdhenj janë sot në Parlament duke argumentuar ndërkohë se, nëpër burgjet shqiptare janë futur dhe dënuar për energji elektrike ndërkohë vrasësit sipas tij janë jashtë.

“Nuk di nga ta fillosh, nga përgjimet, drejtuesit e policisë që janë të politizuar, nga prokurorët, nga pazaret e deputetëve dhe bandave. Bëni një listë të drejtorëve të përgjithshëm, që janë të gjithë të Rilindjes dhe janë të kapur. Ka më turp e skandal që maja e ajsbergut të këtij krimi elektoral doli hapur, sesi blihen votat. Vetëm ish-ambasadori amerikan ngriti zërin dhe disa banda janë sot brenda.
Peshqit e mëdhenj janë këtu në Kuvend. Po të bëni një vizitë në burgje, burra dhe gra të futur në burg për energji elektrike, janë mbushur burgjet me njerëz për vjedhje e pak drogë, ndërkohë që bandat e vrasësit me pagesë janë jashtë. Vrasjet e mëdha, si e Santos që ka zënë pluhur, e shumë vrasje të tjera janë në drejtim të paditur”, tha Maliqi.

Deputeti shtoi më tej se duhet që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë të dashur qytetarë jam me ju, për një revoltë, për të rrëzuar sistemin e ngritur që më 2008. Kam ndaluar e arrestuar shumë kriminelë, si ish-drejtues policie, dhe silleshin sikur nuk kishin bërë krime e vrasje. Kështu sillet edhe Rama, pas përgjimeve të “Bild”. Duhet të ngrihemi, të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ka ardhur momenti i një ngritje të fuqishme”, deklaroi Maliqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular