Raul Gonzales do të jetë trajneri i skuadrës së dytë të Real Madrid, dhe kjo është zyrtare.
Los Blancos vazhdojnë fokusin te legjendat e klubit dhe pas Zidane, Raul do të stërvitë skuadrën e dytë të klubit.
Pasi i dha fund karrierës në Shtetet e Bashkuara, Raul filloi karrierën e trajnerit te Real Madrid. Sezonin e kaluar ai ka trajnuar fëmijët e klubit Cadete B dhe Juvenil B, por kishte kohë që përflitej kalimi i tij në ekipin e dytë.
42-vjeçari Raul konsiderohet një legjendë dhe do të vijojë punën e tij në klubin ku dhe kaloi gjysmën e jetës së tij.