Në mbledhjen me ish-deputetët demokratë dhe kryetarët e partive aleate kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i qartë. Java e ardhshme është vendimtare mësihet të jetë shprehur ai ndaj ka kërkuar që opozita të jetë në aksion në çdo orë.
Basha: Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Gjithçka kompromentohet rëndë, nëse e ndalojmë këtë që kemi nisur. Në aksion çdo orë. Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë do të jetë në çdo cep të vendit për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm, duke ndjekur modelin e Shkodrës.
Basha ka kërkuar nga kryetaret e bashkive të PD të vazhdojnë me këmbëngulje zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit për dekretin e Presidentit.
Basha: Kryetarët e bashkive të hënën do të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit. Jemi më afër se kurrë largimit të Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze.
Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka paralajmëruar Basha.
Basha: Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Janë të pa pranueshme për çdo partner nga më i madhi deri në Luksemburg.Gjithçka kemi bërë është të zbulojmë që ka një palë politike që është e virtutyshme, e gatshme për qeverisjen e vendit e stabilitetin rajonal.Jemi në metrat e fundit të finishit të kësaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhjet e ndershme pa Edi Ramën.
Kemi mbështetjen popullore të qytetarëve shqiptarë që janë të pazëvendësueshëm si për fitoren e kësaj beteje edhe të asaj të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale.Kemi konfirmuar sonte një mbështetje të pamenduar me optimistët që na nxjerrin 54-60 përqind. Çdokush që mendon se duhet të sakrifikojmë kauzën për hir të disa kapsollave dhe rënies pre e provokimeve, është dritëshkurtër.