Presidenti i Republikës i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve në Parlament, lidhur me çështjen e zhdekretimi të datës së zgjedhjeve, 30 qershor.
Institucioni i Presidencës argumenton se dekreti i kreut të shtetit për datën e zgjedhjeve është kushtetues dhe ka pasur si qëllim shtensionimin e situatës dhe garantimin e stabilitetit të vendit.
Lidhur me kërkesën për shkarkimin e kreut të shtetit, Presidenca e cilëson nismën e Kuvendit, si një proces të pambështetur në asnjë bazë ligjore dhe si një verbëri politike.