Basha falenderon pjesëmarrrësit në protestë: Shembull I qytetarëve që duan një qeveri që buron nga vora e lirë
Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju që morët pjesë dje në manifestimin e jashtëzakonshëm qytetar kundër regjimit të Edi Ramës.
Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mëbshtetjes që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare.