“Përgjime të reja do të publikohen nga gazeta gjermane ‘Bild’”, kështu është shprehur ish-deputeti Edi Paloka përmes një postimi në rrjetet sociale duke shtuar se në to janë të përfshira edhe disa figura nga Partia Socialiste.
Duke u shprehur se në pëgjimet e mëpërparshme është konfirmuar çdo detaj për manipulimin e votave në Dibër, sipas Palokës, nëse konfirmohen edhe përgjimet e radhës që priten të publikohen, mund të prishen dhe familje.
Ja postimi i plotë i nënkryetarit demokrat:
Thuhet se ne pergjimet e rradhes qe do publikoj Bild dalin nja dy heroina te punes socialiste, alias “rilindase”.
Ne pergjimet e publikuara me pare eshte konfirmuar me detaje cdo informacion qe kemi patur dhe denoncuar ne per manipulimin e votave ne Diber.
Larg qofte te konfirmohen nga pergjimet qe pritet te publikoj “Bild”, informacionet qe kane qarkulluar ne Diber per aktivitetin e ketyre shoqeve te “rilindjes”…
Megjithese keta sorosianet nuk e kane problem prishjen e familjeve…