Në një moment tensionesh e trazirash në Kukës, pas sulmeve në KZAZ, duket se kandidati për Bashkinë e Kukësit Safet Gjici është i “shqetësuar” përsa i përket zhvillimeve ditët e fundit në qytetin verior.
Faqja “Lolita” ka siguruar një foto, në të cilën shfaqet Safet Gjici me drejtorin e policise Kukes, Zef Laska Kukës së bashku në kafe. Nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë Gjicin dhe shefin e policisë, po diskutojnë për situatën aktuale apo thjesh janë duke shijuar një kafe së bashku? Kjo mbetet për t’u parë.