BallinaAktualitetGjykata vendos për ish-deputetin Spahia, ja masa dhe për 5 të ndaluarit...

Gjykata vendos për ish-deputetin Spahia, ja masa dhe për 5 të ndaluarit e tjerë

spot_img
spot_img

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në ‘arrest shtëpie” ish-deputetin Bardh Spahia i akuzuar për ngjarje e ndodhura 3 ditë më parë KZAZ-të e Shkodrës. Me thirrje e duartrokitje është pritur para gjykatës ish-deputeti demokrat. Qindra mbështetës janë mbledhur para gjykatës, ku gjithashtu ka një numër të madh efektivësh të policisë.

Me nisjen e seancës, ish-deputetit Bardh Spahia i është komunikuar akuza, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Prokuroria ka deklaruar se disponon prova e pamje filmike që tregojnë se Spahia ka qenë aktiv gjatë përplasjeve në KZAZ dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.

Më pas Spahia ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se arrestimi i tij është një prapaskenë politike.
“Ngjarjet për të cilat po diskutojmë sot. Po bëj një parantezë sot jemi përballë një përplasje të fortë politike e sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër
Për këtë kemi marrë informacion nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar
dhe jemi drejtuar nga pallati i Sportit tek shkolla. Morëm informacion se kishte tension dhe u drejtuam atje për të qetësuar situatën.
Duke kërkuar qe situata të qetësohej sepse ishte e tensionuar. Materialet zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe aty ka pasur njerëz të paautorizuar. Ne kishim detyrë për të qetësuar njerëzit. Veprimet e arrestimit tim kanë prapaskenë politike. Mendoj që gjykata duhet ta shohë dhe vlerësojë siç duhet dhe bazuar në ligj”, ka thënë Spahia.

Ndërsa avokati Ivi Kaso tha se ish-deputeti ka qenë në grumbullimin e njerëzve por për një arsye legjitime jo për arsyetimin e pretenduar nga prokuroria.
“Pranojmë vetëm faktin që zotëria ka qenë në grumbullimin e njerëzve por për një arsye krejt tjetër legjitime, jo për arsyetimin e pretenduar nga prokuroria.

Policia ka pasur ngut për të kryer arrestin. Të priste urdhërimin e prokurorit. Ndërkohë arsyetimin që bën prokurori nuk duhet as të relatojë dhe referuar procesverbaleve e të tjera si ato që tha prokurori, procedura e ndjekur për arrestim është jashtë ligji. Ato nuk qëndrojnë për të dyshuarin Spahia, e ndërkohë pa flet arresti të prokurorit. Nuk kemi të bëjmë me person me rrezikshmëri për ikje. Procedura e ndjekur për arrestimin është jashtë ligjit. Ka qenë në aktivitet politik dhe publik në momentin e arrestit.
Prandaj dhe dispozita nuk mund të aplikohet në këtë rast. Nuk ka rrezikshmëri dhe vetëm prokurori mund të japë një masë të tillë dhe jo oficerët e policisë gjyqësore. Cila ka qenë arsyeja që OPGJ kanë vepruar me kaq ngut? Po flasim për një përfaqësues të popullit dhe ndërkohë që është arrestuar ka qenë duke i shpjeguar popullit shqiptar publikisht në emision arsyet që kanë çuar qytetarët në revoltë e protestë. Ai ka qenë duke ushtruar një të drejte të ligjshme si përfaqësues i popullit si funksionar i një partie politike”, deklaroi avokati Kaso
Ai tha se Spahia ka shkuar për të mbështetur institucionin e bashkisë së Shkodrës, policinë bashkiake dhe shkonte të protestonte kundër uzurpimit të Policisë së Shtetit
“E bashke me njerëzit përkundër një procesi farsë dhe të jashtëligjshëm të ashtuquajtur të votimeve”, tha avokati, duke dorëzuar me shkrim më pas arsyetimin.
Ai kërkoi lirimin e ish-deputetit pasi sipas tij, nuk ka një dyshim të arsyeshëm.
“Vepra penale për të cilën dyshohet nuk është e një rëndësie të tillë për një masë të tillë radikale
Referuar rrethanave të personalitetit, me një detyrë të lartë…ka qenë përfaqësues i zgjedhur, bazuar mbi gjendjen e tij gjyqësore, nuk ka qenë ndonjëherë i ndjekur apo i dënuar, duke pas parasysh profesionin e tij, po flasim për mjek, kërkojmë një masë më të lehtë dhe kjo do të lejonte mundësinë e të dyshuarit për të kontribuar në shqyrtimin dhe nxjerrjen e së vërtetës. Spahia do ketë bashkëpunim maksimal me prokurorinë për ndihmë dhe shpjegime”, deklaroi avokati Kaso dhe më pas gjykata u tërhoq për të marrë vendimin.

Seanca në ngarkim të ish-deputetit u zhvillua me dyer të mbyllura. Spahia ka qëndruar më shumë se 48 orë në izolim, ndërkohë që u ndalua ‘live’ nga policia.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë në këto momente masën e sigurisë për 5 të ndaluar për ngjarjen e ndodhur në KZAZ-në Nr.3 në Shkodër ku protestuesit dogjën materialet zgjedhore në ambiente e një shkolle.

Për punonjësin e Bashkisë Shkodër, Alfred Nikolli Gjykata dhe masën e sigurisë 30 ditë burg. Të njëjtën masë sigurie mori dhe për Gentian Bytyqin. Ndaj Adi Garucit dhe Aleks Ndoj u dha masa “arrest shtëpie”, ndërsa i mituri Orlando Thepi me detyrim paraqitjeje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular