Deklarata e fortë e Klevis Balliut: Ja socialistët enveristë, rrezikojmë daljen dhe nga…

2
526

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, teksa është shprehur se Shqipëria rrezikon të largohet nga NATO.

“Sot vendet e Evropës kërkojnë të na heqin vizat, po rrezikojmë dhe të largohemi nga NATO. Qëllimi i PS është shkatërrimi i policisë, i ushtrisë. E vetmja gjë që ka lulëzuar janë narko-trafikantët”, ka thënë Balliu.

Më tej, ish-deputeti demokrat ka akuzuar me emra disa prej zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, që nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, Gramoz Ruçi, e deri te zëvendëskryeministri Erjon Braçe, se janë të lidhur me Partinë e Punës, të diktatorit Enver Hoxha.

“PS ka një lidhje genetike dhe ideologjike me Partinë e Punës dhe këtë mund ta provoj. Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Erjon Braçe, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu (vajza e një ish-sigurimsi), Olta Xhaçka, vajza e Natasha Xhaçkës që dënonte vajzat në kohën e Enver Hoxhës, Erion Veliaj me dy prindërit ushtarakë komunistë.

Baballarët e këtyre kanë burgosur Ali Spahinë. Sot fëmijët e atyre burgosin djalin e Ali Spahisë. Ata bënin zgjedhjet me një parti, sot fëmijët e tyre kërkojnë të bëjnë zgjedhje me një parti, duke shkelur ligjet, dekretin e Presidentit, vullnetin e popullit”, ka deklaruar ish-deputeti.

Pjesë nga intervista:
Këtu nuk ndodh asgjë, pavarësisht deklaratave të PD e PS..
Qëllimi i Ramës ishte ngritja e narko-shtetit. Siç thotë Gandi “duhet ta varfërosh një popull, që ta sundosh”. Rama kapi dhe drejtësinë, ku i garantoi krimit të organizuar se nuk do të preken, ndaj dhe le të bënin çfarë të donin. Në vend që të arrestohen ministrat e dalë në përgjime, si Saimir Tahiri, që kanabizoi vendin, arrestohen deputetët, si Dhurata Çupi.

Krimi këtu bënim namin, bën deputet. Habilajt këtu nxorën ministër të Brendshëm, emëruan Saimir Tahirin, që Rama e quajti ministrin më të suksesshëm, se për të ky ishte qëllimi, kanabizimi i Shqipërisë. Sot vendet e Evropës kërkojnë të na heqin vizat, po rrezikojmë dhe nga NATO. Qëllimi i PS është shkatërrimi i policisë, i ushtrisë. E vetmja gjë që ka lulëzuar janë narko-trafikantët.

Çfarë do ndodhë deri më 30 qershor?
Ne jemi të përgatitur për gjithçka, pasi këtu nuk bëhet fjalë për interes të PD, por për një luftë mes demokracisë, pluralizmit dhe diktaturës. Për demokraci ne jemi gati të bëjmë gjithçka. Pas çdo proteste e të opozitës ka pasur të arrestuar. Jemi një shtet pa polici, pa Forca të Armatosura, pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, ne jemi një shtet ku kapesh me presh në dorë duke vjedhur vota dhe jo vetëm nuk arrestohen, por tallen me shqiptarët.

Në darën e 30 qershorit, opozita apo mazhoranca?
Mazhorancë janë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë folur duke mbushur sheshet. Qeveria e drogës i ka orët e numëruara. Pa largimin dhe ndëshkimin e tyre nuk do të mund të ketë votime të rreme, fallso të organizuar nga tufë me banditë dhe kriminelë.
Erion Veliaj i ka të dy, edhe nënë edhe babanë, ushtarakë komunistë. Ku i ka çuar 40 milionë euro, pse nuk janë bërë shkolla të reja? E gjitha ka qenë varfërimi i popullit.

Çfarë do ndodhë nesër në Kolegjin Zgjedhor?
Këta janë pak injorantë, si del Rama dhe thotë ‘e di çfarë do bëjë Gjykata Kushtetuese’, kur ne nuk e kemi këtë gjykatë. E ka në plan ta emërojë vetë Gjykatën Kushtetuese, mund të vërë ndonjë të afërt të Taulantit, ose Lindën, se e kanë kthyer në biznes këta. Nuk e kuptoj pse mblidhen, Presidenti jep urdhër, është në Fletoren Zyrtare, por këtu ka rënë gjithçka, ka mbetur narko-trafikantët dhe një parti që kërkon të shkatërrojë demokracinë me çdo kusht.

Ju kishin një numër të konsiderueshëm njerëzish në protestën e 21 qershorit, por Rama nuk komentoi. Si do përvijojë protesta e opozitës?
Do doja të pyesnit kryeministrin “kush ia preu gjuhën ditën e protestës, më 21 qershor?” Nxori çapaçulin e vetë, Erion Veliajn, që është më i zi se ai. Do ta marrë përgjigjen që meriton nga qytetarët shqiptarë, ne do bëjmë gjithçka për ta shpëtuar pluralizmin.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2019/06/23/deklarata-e-forte-e-klevis-balliu-rrezikojme-daljen-nga-nato-ja-socialistet-enveriste/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: startnews.news/2019/06/23/deklarata-e-forte-e-klevis-balliu-rrezikojme-daljen-nga-nato-ja-socialistet-enveriste/ […]

Comments are closed.