BallinaAktualitetFati i 30 qershorit në duart e Kolegjit Zgjedhor, ç’do ndodhë sot?...

Fati i 30 qershorit në duart e Kolegjit Zgjedhor, ç’do ndodhë sot? Ja 5 gjyqtarët qe do shprehen…

spot_img
spot_img

Në kulmin e krizës politike që ka mbërthyer vendin dhe kur palët në politikë nuk gjejnë dot gjuhën e dialogut, janë njerëzit e drejtësisë që do të vendosin për fatin e 30 qershorit. Të hënën, Kolegji Zgjedhor do të marrë një vendim lidhur me Padinë e Partisë Uniteti Kombëtar, prej nga do të përcaktohet nëse do të zhvillohen ose jo zgjedhjet lokale.

Zgjidhja e konflikti institucional të lindur mes maxhorancës dhe opozitës pas dekretit të Ilir Metës që anuloi datën e zgjedhjeve vendore, mbetet në duart e 5 gjyqtarëve; Tomor Skrelit, Ridvan Hados, Lindita Sinanajt, Artur Malajt dhe Shkëlqim Mustafës.

Trupa gjykuese me relator Skrelin, pritet të shqyrtojë në fillimjavë padinë e Idajet Beqirit, në koalicion me socialistët i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzoi ta çregjistronte Partinë Uniteti Kombëtar të drejtuar nga avokati, nga zgjedhjet e pushtetit vendor.

Me tu njohur me dekretin e Presidentit, përmes të cilit u shfuqizua data e zgjedhjeve, Idajet Beqiri iu drejtua KQZ dhe kërkoi që nga fletet e votimit të hiqej emri i subjektit Partia Uniteti Kombëtar, për këshillat bashkiakë ku ka paaqitur kandidaturat.

Komisioni e rrëzoi kërkesën e tij, pasi e konsideron dekretin e presidentit si një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, që nuk prodhon efekte juridike.

Avokati Beqiri e konsideroi të padrejtë vendimin e Komisionit e vendosi ti drejtohej Kolegjit Zgjedhor.

Nëse pesë gjyqtarët do të pranojnë kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ ta çrregjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohet ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohet.

Në të kundërt, situata do të vijojë të mbetet e njëjtë e socialistët do të tentojnë të zhvillojnë zgjedhje, sikurse kanë këmbëngulur prej mëngjesit të 10 qershorit, kur Ilir Meta, shfuqizoi datën e dekretuar më herët prej tij.

Pavarësisht se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është botuar në fletoren zyrtare, socialistët e konsiderojnë atë të pavlefshëm e për rrjedhojë nuk e zbatojnë.

Maxhoranca është e vendosur që qytetarët të shkojnë tek kutitë e votimit, për të shprehur vullnetin e tyre. Kryeministri Rama në daljet e tij publike ka pohuar se ligjshmëria e dekretit të Metës, mund të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor.

Opozita e cila dogji mandatet dhe nisi valën e protestave, nuk është bërë pjesë e procesit, pasi e konsideron atë farsë dhe këmbëngul se nuk do të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Dekteti i Presidentit nuk mund të atakohet nga palët në gjykatë kushtetuese, për sa kohë që institucioni në fjalë, nuk funksion prej afro dy vitesh, përderisa pjesa dërrmuese e gjyqyarëve kushtetues u rrëzuan nga vettingu, e të tjerë u larguan me dorëheqje.

Ndaj sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Kolegji. Pavarësisht akuzave të forta që politika hedh ndaj njerëzve të drejtësisë, fjala e fundit u mbetet gjyqtarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular