Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë tëgjykojë nesër dekretin e Presidentit, siç ka paracaktuar publikisht Edi Rama.
DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE NË PARTINË DEMOKRATIKE, IVI KASO
Dekreti i Presidentit të Republikës përanullimin e 30 Qershorit si ditae zgjedhjeve lokale në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare.Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kundër këtij Dekreti nuk ka asnjë ankimin as në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo nuk ekziston, as në gjykatat e tjera të vendit, përfshirë edhe Kolegjin Zgjedhor.
Edi Rama ka vetëm një rrugë për të shpallur të pavlefshëm Dekretin e Presidentit: ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë.
Rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’i marrë as Edi Rama, as kamikazët e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, as Kolegji Zgjedhor, siç ka paralajmëruar Kryeministri i votave tëvjedhura me krimin.
Edi Rama gënjeu publikisht, kur pohoi për Radio Europa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.
Edi Rama: “Gjykata kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vite më parë dhe ka nënvizuar se aktet e presidentit janë akte individuale, të cilat kur lidhen me zgjedhjet, adresohen në gjykatën përkatëse, që është Kolegji Zgjedhor dhe askund tjetër!”
Ky është një mashtrim që nxjerr zbuluar skenarin e Edi Ramës për të ndërtuar një shtet privat, me institucione private, që marrin vendime në emër të interesave të pushtetit të tij kriminal dhe jo në emër të Republikës.
Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t’i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri.
Çfarëdo vendimi, nën shantazhin e procesit të vetingut, të marrin nesër anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, asgjë nuk e ndryshon faktin se 30 Qershori është një datë e shfuqizuar nga Dekreti në fuqi i Presidentit.
Kjo vetëm sathellon bindjen se përsa kohë Edi Rama është Kryeministër, në Shqipëri nuk mund të ketë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë dhe ne do të vijojmë pa asnjë hap pas, deri në fitoren e kësaj beteje, që afron Shqipërinë me Europën dhe mbron dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.