Shkatërrohet një bandë transportuesish droge që furnizonin baret në Mykonos me drogë. Arrestohen gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia. Një “qendër biznesi” të tërë kishte ngritur në një shtëpi me qira në Mykonos të Greqisë një bandë prej gjashtë të rinjsh nga Shqipëria dhe Sllovenia, ku fshihnin tërë llojet e drogërave të forta me të cilat kishin për qëllim të tregtimin nëpër bare dhe klube nate në ishullin kozmopolit.
Megjithatë, përmes një qeni nuhatës i trajnuar për detektor të narkotikëve në port u dha fund planeve të tyre, kur gjatë kontrollit të një 22 vjecari shqiptar kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se nga kontrolli në valixhen e tij u zbuluan dy pako njera me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.