Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtues të PS-së kanë vijuar edhe ditën e sotme takimet elektorale në kuadër të votimeve të 30 qershorit.
Pasditen e sotme kryeministri do të jetë në qytetin e Gjirokastrës për tu takuar me banorët dhe për të prezantuar kandidatin e PS.
Por kreu i qeverisë po pritet me protesta edhe në qytetin në jug të vendit.
Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë turin e takimeve elektorale.
Protestuesit kanë protestuar me thirrjet “Rama ik”, ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën.
Policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit për mos i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor.
Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë.
Kryeministri Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.