Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillnë një mbledhje me kryetarët e partive aleate opozitare në selinë e PD-së e cila ka nis sot në orën 10:00.
Në mbledhje do të diskutohet për vijimësinë e aksionit opozitar në javën e fundit të qershorit, që mbyllet me datën 30, të konsideruar ende si datë zgjedhjesh nga shumica qeverisëse.
Kjo mbledhje bëhet një orë pasi Kryeministri Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste ka mbledhur Kryesinë e PS dhe ka caktuar detyrat për mbylljen e fushatës elektorale dhe zhvillimin e zgjedhjeve me çdo kusht më 30 qershor dhe po ashtu, një orë para mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor.