BallinaAktualitetBasha: Shqipëria rrezikon gjithçka, asgjë nuk është normale. Rama në fushatë si...

Basha: Shqipëria rrezikon gjithçka, asgjë nuk është normale. Rama në fushatë si ne territor armik

spot_img
spot_img

Basha: Asgjë nuk është normale. Rama në fushatë si ne territor armik, infrastruktura kriminale e zgjedhjeve e paprekur.

I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, demokracinë dhe proceset normale politike, përfshirë zgjedhjet, Edi Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake, për të instaluar në krye të bashkive njerezit e kapur nga krimi njerëz të korruptuar dhe vegla të verbra të tij.

Në këtë turravrap të tij autokratik dhe kriminal, ai po rreket që të krijojë fasadën e zgjedhjeve legjitime. Po përpiqet ta paraqesë çdo gjë normale. Asgjë nuk është normale. Kjo duket nga pamja e Edi Ramës duke bërë fushatë nëpër Shqipëri, sikur të jetë duke vizituar një territori armik, i mbrojtur nga mijëra forca policore.

Asjgë nuk është normale.

Kjo duket nga retorika vulgare dhe përpjekjet e sforcuara, që kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen budallenj, të ndihen të mpirë, të shpërqendruar për të kuptuar të vërtetën.

Asgjë nuk është normale, sepse e gjitha infrastruktra kriminale e vjedhjes së zgjedhjeve është e paprekur.

Gjiknurët, Dakot, Manjat dhe drejtuesit e lartë të PS së bashku me bandat e krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të lire për të kërcënuar qytetarët të dalin në zgjedhjet farsë.

Si gjithmonë, Edi Rama po garanton mbrojtjen e tyre, përmes prokurorisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit që kontrollohen prej tij.

“Shqipëria rrezikon gjithçka” Basha tregon mënyrën e vetme sesi si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme:

Në gjendjen ku kemi përfunduar, Shqipëria rrezikon gjithçka. Shqipëria ka nevojë për siguri, për shtet ligjor dhe për mirëqeverisje. Shqipëria ka nevojë të bëhet pjesë e Europës sa më parë.

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se një qeveri e re, një qeveri e ndershme do të jetë në gjendje të hapë menjëherë negociatat me BE-në. Do të jetë në gjendje të tërheqë investime të huaja. Do të jetë në gjendje të krijojë mudnësi pune dhe siëprmarrjeje. Një qeveri e re do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organzuar dhe të çlirojë ekonominë e politikën nga krimi.

Por që Shqipëria të ketë një qeveri të tillë, duhet që të ketë zgjedhje të lira. Zgjedhjet e manipuluara, zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës.

Ka vetëm një mënyrë se si Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme:

Daljen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur zgjedhjet – politikanë, zyrtarë, dhe kriminelë. Që të ndodhë kjo, duhet që Edi Rama të largohet nga kryeministër.

Këto dy kushte janë të panegociueshme për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
Pa u plotësuar ato, ne nuk do t’i rikthehemi asnjë procesi politik.

Pa ndëshkueshmërinë e së keqes, e keqja vetëm do të përsëritet.

Edi Rama do të përpiqet me çdo kusht t’i shmangë këto dy zhvillime, por nuk ka për t’ia dalë. Ne do t’i arrijmë këto dy objektiva të rëndësishme pa asnjë kompromis. Ne shpresojmë që ato do të arrihen pa kosto shoqërore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular