Dy shqiptarë janë zhdukur pasi janë ndaluar nga policia greke.
Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria shkruan:
Lajmin ja kanë bërë pak çaste më parë të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, ku para 20 ditësh së bashku me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut.
Dy djemtë të një moshe që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qëndrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.
Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Qe jam i ndaluar ne Policin e Selanikut.
Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi.
Humbja e dy të rinjve duhet të jetë një alarm për të dy vendet duke pasur parasysh se nga dita ne ditë rriten numrat e shqiptarëve të zhdukur.
Po sot është njoftuar dhe venë në lëvizje si gjithnjë Konsullata e Selanikut për të cilën edhe e falënderojmë.
Theksojmë se numri i shqiptarëve te zhdukur shkon ne 74, ku ende nuk ka filluar asnjë hetim.