BallinaAktualitetFushatë në Kisha, reagojnë ashpër ortodoksët: Fyese, e paligjshme

Fushatë në Kisha, reagojnë ashpër ortodoksët: Fyese, e paligjshme

spot_img
spot_img

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ashpër lidhur me takimet e fundit elektorale të socialistëve, të zhvilluara brenda ambienteve të kishave, siç ishte rasti i kandidatit të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Në një reagim për media, Kisha Ortodokse thekson se ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Duke e cilësuar fushatën në kisha si të paligjshme dhe fyese, Kisha bën thirrje që një gjë e tillë të mos përsëritet më.

Deklarata e plotë e Kishës Ortodokse:

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.
Tiranë, 24 qershor, 2019
Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular