BallinaAktualitetPD Divjakë letër KZAZ, Julian Gjini: Ndërprisni tentativën për të kryer votime...

PD Divjakë letër KZAZ, Julian Gjini: Ndërprisni tentativën për të kryer votime të paligjshme

Dega e Partise Demokratike Divjake i ka kerkuar KZAZ ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryer votime të paligjshme në territorin e Bashkise Divjake. Gjithashtu, kërkojmë lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ, GNV apo QV, dhe kthimin e tyre në funksion normal publik për shkak se nuk ka asnjë bazë ligjore për mbajtjen e tyre të zëna.

Nr. _____, prot.                                                                   Divjakë, më 24.06.2019

 

Lënda :      Për ndërprerjen e menjëhershme të procesit të paligjshëm të votimeve në territorin e Bashkisë Divjakë

 Drejtuar :    KZAZ – së,  Nr. _____, Qarku Fier

BASHKIA DIVJAKË

KOMISARIATI I POLICISË SË SHTETIT DIVJAKË

Për dijeni:       KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, TIRANË

MISIONIT TË OSBE/ODIHR, TIRANË

 

Me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është vendosur anulimi i datës 30 Qershor 2019 si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Ky Dekret është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është akt me fuqi detyruese në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Datën e zgjedhjeve vendore nuk e cakton as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), as njësia e qeverisjes vendore, as Kryeministri, as Policia e Shtetit dhe as partitë politike. Ajo është kompetencë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës, si autoriteti që përfaqëson unitetin e popullit.

Në këtë kuptim, është krim i rëndë vijimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e Bashkisë Divjakë, më datë 30 Qershor 2019. Dita e zgjedhjeve është ditë bashkimi mes qytetarëve, të cilët duke ushtruar të drejtën e zgjedhjes mes alternativave, kanë mundësi të ndikojnë në politikbërje. Zhvillimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës dhe aq më tepër pa Dekret të Presidentit të Republikës, i heq mundësinë qytetarëve që të ushtrojnë këtë ndikim përmes zgjedhjes së alternativës më të mirë.

Si përfaqësues politik i mijra banorëve të Bashkisë Divjake, kërkoj nga ana juaj ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryer votime të paligjshme në territorin e Bashkise sonë. Çdo organ i administrimit të zgjedhjeve ka detyrimin kushtetutes të respektojë Kushtetutën dhe Dekretin e Presidentit të Republikës, për caktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve.

Vijimi i njënashëm i procesit të votimit më datë 30 Qershor është një rrezik për demokracinë dhe për pasojë qytetarët e Bashkisë Divjakë, nuk kanë për ta lejuar. Në datat 27 Qershor – 2 Korrik 2019 në të gjithë territorin e Bashkise sonë, do të organizohen tubime të ligjshme, në ushtrim të të drejtës kushtetuese të tubimit, të parashikuar në nenin 47 të Kushtetutës. Për këtë do të ndiqet e gjithë procedura ligjore e njoftimit në kohë të Policisë së Shtetit. Tubimi do të jetë i pandërprerë dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Paligjshmëria juaj dhe vijimi i njëanshëm i procesit të votimeve po rrezikon stabilitetin demokratik dhe mund të sjellë rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Për këtë arsye, ju kërkojmë të ndërprisni veprimet e paligjshme dhe të njëanshme, që provokojnë reagimin qytetar në mbrojtje të demokracisë.

Gjithashtu, kërkojmë lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ, GNV apo QV, dhe kthimin e tyre në funksion normal publik për shkak se nuk ka asnjë bazë ligjore për mbajtjen e tyre të zëna.

Gjejmë rastin t’ju kujtojmë se çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të organizimit të votimeve, kryen krim dhe qytetarëve i lind e drejta dhe detyrimi që të parandalojnë, me çdo mjet e formë demokratike, kryerjen e një krimi.

Ju sigurojmë se ju do të mbaheni përgjegjës për çdo cënim të integritetit fizik të çdo banori të bashkië sonë, për çdo cenim të stabilitetit demokratik në vend dhe bashkëjetesës mes qytetarëve.

Duke ju uruar suksese në punën tuaj për organizimin e zgjedhjeve në datën e re që do të dekretohet nga Presidenti i Republikës, në përputhje me kompetencën e tij kushtetuese të sanksionuar në nenin 92/gj të Kushtetutës, gjejmë rastin t’ju shprehim gadishmërinë tonë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë në vend.
__________________________

             Julian GJINI    Kryetar i Degës së PD

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular