Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor dhënë ditën e sotme, Presidenca bën lëvizjen e radhës.
Nesër në 08:00 do të ketë një kenferencë për mediat në ambjentet e institucionit të Presidentit.
Po sipas të njëjtave burime, në Presidencë do të ketë një tjetër komunikim me mediat për vendimin e sotëm të Kolegjit dhe krizën e rëndë politike në vend.
Kolegji Zgjedhor shpalli sot vendimin e tij në në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet. Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ për të mos çregjistruar Partinë e duke lënë kështu në fuqi 30 qershorin.