BallinaAktualitetMiratohet raporti për shkarkimin e Metës, “Ligjet”: Ok Komisionit hetimor

Miratohet raporti për shkarkimin e Metës, “Ligjet”: Ok Komisionit hetimor

spot_img
spot_img

Me 13 vota pro e një kundër, Komisioni i Ligjeve i drejtuar nga Ulsi Manja, miratoi raportin me propozim për Kuvendin e Shqipërisë për gritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Presidentin e Republikës, për të hetuar shkeljen e kushtetutës nga ana e tij me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Raporti u prezantua sot në komisionin e ligjeve nga relatori i cështjes Adnor Shameti, i cili tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojne se kreu i shtetit ka shkeli Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Përgjigja e institucionit të Presidentit tregoi qartazi se nuk kishte interes të degjohej në komision. Pergjigja kishte një gjuhë fyese dhe ironike.” tha Shameti, duke theksuar më tej se KQZ nuk e mori në konsideratë dekretin e Presidentit dhe vijoi punën.

“Kuvendi miratoi rezolutën ku nuk njohu vlefshmërinë e aktit të Presidentit dhe kërkoi vijimin e punës nga institucionet për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Deputët mendojnë se presidenti ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, parimin e ligjshmërisë, ka cënuar parimin e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur e për t’i zgjedhur, ka marrë kompetencat e Prlamentit.”

Votë kundër këtij raporti, i cili do i dërgohet Kuvendit në seancën e 4 korrikut, dha kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular