BallinaAktualitetProcedimi i kryebashkiakëve, PD: Rama po rikthen në Shqipëri dënimet për agjitacion...

Procedimi i kryebashkiakëve, PD: Rama po rikthen në Shqipëri dënimet për agjitacion e propagandë

spot_img
spot_img

Në një deklaratë për media nga selia e PD, Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi është shprehur se, shantazhet e Ramës dhe policisë së tij nuk e trembin opozitën dhe kryebashkiakët e saj, konkretisht atij të Lezhës Fran Frrokajdhe atij të Mallakastrës Edmond Kapllanaj.

Sipas Bardhit, tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë.

Deklarata e Gazmend Bardhit:

Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik.

Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës.

Partia Demokratike ka treguar deri më tani vetëpërmbajtje.

Partia Demokratike ka treguar deri më tani përgjegjshmëri, për të ruajtur rendin kushtetues dhe stabilitetin demokratik të vendit.

Partia Demokratike nuk ka rënë pre e provokimeve kriminale të Edi Ramës dhe banditëve të tij me unifromë.

Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë.

Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit.

Asnjë presion nuk i tremb.

Asnjë procedim nuk i ndal.

Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje.

Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës.

Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular