Nga Lefter Kostenja (Geshtenja)
Kush është demokrat, kush është opozitë me këtë qeveri banditësh duhet ta braktisë 30 Qershorin!
Duhet ta refuzojmë këtë kryeministër të lidhur me bandat,me kriminelët, me mediat, si njeriu më i korruptuar sot në Shqipëri.
Është koha mos besojmë te propaganda, gënjeshtrat, shfaqet teatrale dhe banale të këtij njeriu.
Të gjithë bashkë kundër 30 qershorit
Për të gjithë administratën publike që justifikohet me shprehjen, “skemi çbëjmë se na heqin nga puna” po Ju përgjigjem me shprehjen: kush shkon voton me 30 qershor për instalimin e diktaturës në Shqipëri nuk do të ketë vend në administratën e ardhshme.
Është koha të jemi të gjithë bashkë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit, ato janë të paligjshme , ne nuk do ti njohim, duhet ti braktisim pasi 30 qershori i shërben vetëm krimit.
Kurrë nuk do të lejojmë që më 30 qershor të ketë votime.
Kurrë s’do të ketë zgjedhje pa opozitën.
Asnjë hap pas, asgjë nuk na ndal.
#ShqipëriaSiEuropa
Autori eshte kreu i deges nr.7 se PD Tirane