Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale ku do të përcaktohen 61 kryebashkiakët e rinj të vendit. Pavarëisht se opozita nuk do të marrë pjesë dhe presidenti ka nxjerrë një dekret që anulon 30 qershorin, maxhoranca është e vendosur për vazhduar përpara me procesin.
Mësohet se në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore.
Ato janë shpërndarë me automjetet e ushtrisë për të siguruar që nuk do të ketë incidente në dorëzimin e tyre nëpër KZAZ.
Siç shihni edhe nga kjo video e siguruar nga gazeta SHQIP, ushtria dhe policia janë në terren.