reu i Bashkisë Mallakatës, Agron Kapllanaj në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora ironizoi votimet e 30 qershorit.
Ai tha se Rama mund të bëjë gjithçka për ti treguar ndërkombëtarëve populli shqiptar doli në votime, madje nuk do ishte çudi thotë Kapllanaj që edhe emri i tij të votojë atë ditë.
Kapllanaj: Kush do ta kontrollojë pjesëmarrjen? Janë vetë anëtarët, militantët e Partisë Socialiste që kanë të gjithë procesin në dorë. Nga hapja e kutive, tek numërimi i kutive. Nuk kanë asnjë kontroll, nuk kanë asnjë vëzhgues të kandidatit riva, sepse nuk ka rival. Mos u cudisni që kur të dalë rezultati të kemi mbi 40% pjesëmarrje të popullatës, apo më shumë. Kjo do bëhet për ti mbushur mendjen ndërkombëtarëve që populli shqiptar doli në votime. Braktisi opozitën dhe doli në votime. Mos u çudisni që edhe emri im të ketë votuar atë ditë.