Studiuesi Aurel Plasari është bërë pjesë e debatit të nxehtë të ditëve të fundit, nëse do ketë apo zgjedhje më 30 qershor.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Plasari rikthehet pas në kohë dhe tregon se si në vitin 1945 vetë amerikanët i trajtuan si legjitime zgjedhjet që do të instalonin diktaturën 45-vjeçare në Shqipëri.
“Ja sa bukur diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor”, duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës. Nga vetë burimet diplomatike amerikane: fb a.p. gjithnjë “me historinë poshtë nënkresës…”, ka shkruar studiuesi.