Një ditë e mbushur me takime politike duket të jetë kjo e sotmja për Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Sinjalin e dha ai vetë që shkoi në zyrën e tij që në 05:00 të mëngjesit për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar në ftesën për Ramën, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi.
as takimeve me kryedemokratin Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, në zyrën e tij ka shkuar në këto momente një përfaqësuese e KiE, Jutta Gützkoë (Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë).
Por ky nuk pritet të jetë takimi i fundit për sot. Mësohet se Meta do të zhvillojë një tjetër takim me krerët e partive të djathta.
Takimi vjen një ditë pasi KiE vendosi të anulonte vëzhguesit në zgjedhjet e 30 qershorit.