BallinaAktualitetNgjarjet në KZAZ e Bushatit/ Bardhi: Skenar i i qeverise, plani kriminal...

Ngjarjet në KZAZ e Bushatit/ Bardhi: Skenar i i qeverise, plani kriminal i Ramës do dështojë

spot_img
spot_img

Pas ngjarjeve në KZAZ e Bushatit në Shkodër, ku raportohet edhe për efektivë policie të plagosur, vjen reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, selia blu thekson se, asnjë militant i saj nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

PD i bën thirrje mbështetësve të saj të mos bien pre e skenarëve të dhunës.

Reagimi i plotë:

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular