Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri.
Zyrtari i lartë Palmer dha qëndrimin e amerikanëve për zgjedhjet vendore, duke njohur 30 qershorin si datë zgjedhjesh.
“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.
Në fakt, data 30 qershor ka ndarë politikën shqiptare. Presidenti Ilir Meta e ka anuluar 30 qershorin, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.