Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme, arrestimin e kreu lokal të FRPD-së në Dibër, Jetnor Kaloshi.
Këlliçi shkruan se Lleshi në vend që të arrestojë kriminelët që vjedhin zgjedhjet, arreston njerëz të denjë.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:
Policia e shtetit me urdhër te Sander Lleshit mbrëmë ka terrorizuar një ndër familjet më të nderuara të Dibrës, familjen Kaloshi ku kane arrestuar kryetarin e FRPD, Dibër Jeton Kaloshin dhe xhaxhanë e tij Ymer Kaloshin, si dhe Arif Kaloshin sëbashku me dy djemtë e tij Eraldin dhe Arditin.
Në vend që Sandër Lleshi të arrestoje Agën, Keshin e të gjithë ata kriminelë që blenë votat në Dibër, arreston 5 anetarë të një prej familjeve më dinjitoze, fisnike dhe kurajoze të Dibrës.
Diktatura ka pllakosur vendin!