Qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësimet dhe opinionet e tyre në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24.
Një pjesë e tyre shprehen me rezerva për rolin e ndërkombëtarëve dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në politikën shqiptare duke shtuar se nuk njohim mirë politikën e brendshme dhe për pasojë këshillat e tyre nuk kontribuojnë për qetësimin e situatës.
Pjesë nga telefonatat:
Telefonata e parë: Ata nuk e njohin situatën në Shqipëri. Sot nuk ke asnjë të drejtë. Presidencën pse e mbajnë, deri sa nuk zbatohen ligjet e saj. Ka një Gjykatë Kushtetuese e cila duhet të monitorojë situatën.
Telefonata e dytë: Jemi të mërzitur edhe gati më u çmend për këtë punë, sepse po dëgjojmë fjalë nga më të këqijat. Këto nuk janë zgjedhje, janë vëllavrasje. Nuk e duam këtë gjë. Kemi fëmijë. I lutem Amerikës të mos na krijojë debate se është turp.