Nuk kanë të ndalur provokimet e policisë ndaj përfaqësuesve të PD-së dhe opozitës.
Kështu mbrëmjen e sotme, policia ka provokuar dhe ndaluar disa simpatizantë të PD-së.
Kryetari i degës numër 12 të PD-së Festim Dushku së bashku me anëtarin e këshillit Kombëtar të PD-së Gazment Koduzi, Ylli Kupin dhe anëtarë të tjerë kanë kryer gjatë pasdites takime në zonën e Petrelës.
Por kur ata po ktheheshin, i priste policia tek rrethrrotullimi i Mulletit. Sipas Koduzit, policia i ka ndjekur dhe ka ndaluar makinën e vëllait të kryetarit të PD-së, Festim Dushku pa ndonjë arsye.
Ky ishte vetëm një presion para datës 30 qershor.