Basha pas gjetjeve të ODIHR: Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë
Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:
· 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë
· Votime pa zgjedhje
· Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve
· Mos funksionim gjykatash
· Vendime të gabuara të KQZ-së
· Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.
Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës.
Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.
Farsa dështoi.
PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori
Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 q…
[20:38, 1/7/2019] Patriku: Basha: Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.
Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.
30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.
Ca për para krimi,
Ca për para tenderash dhe koncesionesh,
Ca për paratë e rrogës.
Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh.
Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave.
Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën.
Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken.
Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.
Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin
Kjo është tashmë sfida jonë.
Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.