Në një tjetër bashki është zbuluar skandali i mbushjes së kutive. Në bashkinë e Durrësit, ku fitues ka dalë kandidati i PS-së, Valbona Sako, janë mbushur kutitë. Sipas shifrave zyrtare të KQZ, në këtë bashki, gjatë votimeve të djeshme kanë marrë pjesë 35062 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa në rezultatet që publikon po KQZ, kandidatja e Rilindjes del fituese me 36447 vota. Pra 1385 vota rezultojnë të mbushura pas procesit të votimit.
Ndërkohë, janë për tu numëruar edhe 15 kutitë e fundit.