Edhe një tjetër kandidat i Edi Ramës ka marrë më shumë vota se votues në bashkinë e tij në votimet monopartiake.
Kështu Jorgo Goro i cili garonte i vetëm në Bashkinë e Himarës ka fituar më shumë vota sa njerëz që kanë dalë në votime.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së në Himarë kanë marrë pjesë 4165 votues.
Por në përfundim të numërimit kanë dalë 4,209 vota të hedhura në kutitë e numërimit.
Jorgo Goro ka marrë 44 vota më shumë se votues.