Nga Lefter Gështenja
Plot 6 vjet qeverisje dhe asnje investim ne infrastrukturen rrugore, asnje projekt i nisur nga qeveria e PD nuk ka perfunduar, asnje projekt i ri ne kete fushe, asnje korridor strategjik, asnje projekt me mbeshtetje apo financim te huaj, asnje km autostrade, asnje km rruge urbane, asnje km rruge turistike.
Ku po e çon Shqiperine Rilindja? Ndaloni merrni fryme thelle therritni mendjes ku po i çoni taksat e shqiptareve.
As fondet e dhena nga banka boterore pothuajse me shume se 60 milion euro per 5 vjet per mirembajtjen e rrugeve kombetar nuk po i shohim ku i çoni. Asgje nuk duket, asnje grope asfalti e mbushur, asnje riparim ne shtresat rrugore asnje kanal anesor i pastruar asnje sinjalistike qofte horizontale apo vertikale. Shembulli konkret per ta ilustruar eshte rruga e Divjakes. Sot gjendja ishte fiks sikur ka qene para 25 vitesh ne 1994. Nje turp i madh qe nje rruge e kesaj kategorie , rruge turistike, pjese e rrjetit kombetar te jete ne kete gjendje.
Po si ka mundesi, mire qe per projekte nuk keni as kohe e as para, se po i çoni per 3D, po as per nje riveshje nuk keni mundesi, meqenese kredine e kishit gati nga banka boterore te siguruar nga qeveria parardhese?
Perseri pyes ku po na çon ne kete drejtim?
A mendoni qe jeni ne drejtimin e duhur?
Apo je ne drejtimin e duhur e ne kah te gabuar? Nese jeni keshtu perplasjen e keni te sigurte. Dy rruge keni ose hapni krahun e ndaloni ose perplasjen e keni te pashmangshme.
Edhe pak dite eshte ne doren tuaj, ndryshe e vendosin qytetaret se cfare duhet te bejne.