Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një konferencë për shtyp.
Ilir Meta: Kush e do Shqiperine koloni mua me ka kunder
Kush e do Shqipërinë koloni që të pastrojë lekë, të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar, një Kolumbi në Europë, nuk kemi nevojë, dhe një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më ka kundër, si president i Shqipërisë por dhe në radhë të parë si Ilir Meta
Ilir Meta nuk eshte i races Gruevski
Ilir Meta: Edi thellohu! Axhenda tjetër se ky është shteti i shqiptarëve. Unë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do ta mbrojnë Shqipërinë nga të gjithë këta miliarderë… Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit por i racës Avni Rustemi
…Fitorja e tij eshte skandal , as 10 % nuk ka marrë. Le të mbushë kutitë gjithë ditën
Zgjedhjet ishin komplot
Ilir Meta: Kënaqësi e madhe të takohem me ju pas votimeve mjaft paqësore dhe të sukeseshme socialiste. I përqafoj gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe çdo çmim përplasje civile. Nuk është një kurth i ri, është i hershëm, është një komplot i cili bazohet jo në parimet e demokracisë as të vlerave të BE, dhe as të NATOS-s që siç tha sekretari i Përgjithshëm kanë në zemër demokraci, por bazohet në parimet e deep state që synon total state capture, në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri.
Edhe në vende të tjera që vuajnë nga ky fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe agjendave të nëndheshme janë një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë evropiane perëndimore. Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim doktorit që të jenë të kujdeshëm, të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd, tre P-të janë të mëdhaja si PPP që të mos dalim nga gjithë filozofia e mënyrës sesi qeverisemi është edhe një d e vogël, është grup i strukturuar që punon sipas parimeve të deep state që synon total state capture në Shqipëri. I kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje i cili nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i ka kërkuar dhe treguar rrugën e zgjidhjes . Nuk është rruga e zgjidhjes ‘Rama ik’ siç kërkon Basha, Kryemadhi dhe Berisha dhe populli opozitar po themi, por është ‘Rama reflekto’, kjo ishte deri të shtunën në darkë. Tani kam një agjendë tjetër në këtë drejtim për zgjidhjen e krizës ‘Edi thellohu’, thellohu se ky është atdheu i gjithë shqiptarëve.
Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura në interesin e vendit tënd, kombit tënd dhe qytetarëve të tu, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që iu duket Shqipëria një mizë lisi dhe mund të tallen si të duan me strukturat e tyre të Deep State për State Capture.
Kam dy fjalë edhe për miliarderin Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Urbanin në vitin 2000 në janar, ku po i flisja me gjithë dashuri për Sorosin, se e thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës se dhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha keni kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë.
I do i them Soros i uroj jetë të gjatë, i uroj suksese edhe të birit që vjen shumë shpesh në Shqipëri, se vjen shpesh edhe këtu, që t’ia them nga afër se shkon edhe në Kosovë e Serbi ti gëzojë ato miliardat e veta. Shqipëria është vërtetë një vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të punojë, të investojë në në tregje të mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit. Është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Është i rracës së politikanëve të rracës Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mit Sokoli, Vojo Kushi etj.
Testi mendor
Qesh në thonjza kushëriria ime Ambroza (gazetare). Ambrozia jam gati të bëj testin e shëndetit mendor dhe mbas kësaj krize duhet të vendosim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë urgjentisht testin e shëndetit mendor për çdo politikan, presidentin, kryeministin, për kryetarin e Parlamentit për të gjithë ministrat, për drejtuesit e instituticioneve më të rëndësishme shtetërore po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës. Patjetër ndërsa për testin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë dhe do ta bëj në çdo kohë.
Zgjedhje socialiste
Duhet ta keni të qartë se këto ishin zgjedhje socialiste. Dua ti them gjithë socialistëve në Shqipëri dhe kudo që janë nëse kam përdorur termin socialiste nuk e kam për ata si socialistë përkundrazi sepse unë ndryshe nga Edi që ka pasur shumë piruetë që nga partia Kiss që bëri atëherë, edhe nxjerrja jashtë ligjit që donte të PS e me rradhë, unë kam qenë shumë konsekuent në linjën time dhe ata e dinë se gjithmonë kam qenë eurosocialist, socialist. Edhe sot që jam këtu bindjet e mia këto janë pavarësisht se në detyrën time nuk ndikohem nga kjo gjë derisa të jetoj e derisa të vdes ashtu do ngelem socialist dhe social, por në rradhë të parë shqiptarë, kam lindur shqiptar e do vdes shqiptar, do vdes shqip folës.
Zgjedhjet vendore më 13 tetor
Ka vetëm një zgjidhje. Ti lërë ato fitoret ai tani, se këto fitore i pa e gjithë bota. Shikoni gjithë lajmet e kudo se është turp, është skandal, as 10% nuk ka marrë. Le të mbushin kuti gjithë ditën me organizatën socialiste në KQZ, me Kolegjin socialist që tregoi se çfarë reforme në drejtësi po bën ai ose sesi po e zbaton ai.
Nga reformë e ka thyer në Ramafon, i diskuton hallin e Idajetit e rrëzon dekretin e presidentit. Këto janë gjëra të turpshme, skandaloze që nuk mund të ndodhin në asnjë shtet të së drejtës, në një shtet që do të anëtarësohet në BE. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj demokracinë me asnjë shqiptar, asnjë ambasadë, me asnjë shtet dhe gjithë botën sepse nëse jam këtu ku jam dhe kam 30 vite që populli shqiptar më ka votuar, më ka zgjedhur, më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash e kështu me rradhë, jam këtu vetëm falë demokracisë.
Pa demokracinë do isha vetëm një emigrant diku, pavarësisht se do isha shumë i suksesshëm apo do isha përsëri këtu, por nuk do të isha ky që jam, që kam një detyrim pavarësiht nga gabimet, nga të metat nga çdo lloj marrëzie që mund të kem bërë për ti dalë për Zot vendit tim kur shikoj që të tjerët tallen me vendin tim. Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutoj, të gjitha këto pallarat, KQZ-ja, rezolutat e kuvendit socialist me opozitën e re të Unazës së Re, skandalit të Unazës së Re, se ata që qenë atje janë njerëz të ndershëm që kanë 200 ditë që protestojnë edhe me Kolegjin socialist nuk ka njeri që mund ta vërë në diskutim këtë gjë, duhet të jemi krejtësisht të qartë dhe do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.
Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare
Vendi kërkon një zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht zgjidhje. Kam bërë përpjekjet e mia për çdo zgjidhje, prap unë jap zgjidhjen time si president. Në interes të gjithë shqiptarëve qëe duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe drejtuesit e tyre dhe përfaqësuesit e tyre.
Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Kjo është përgjegjësi e dy palëve por edhe e disa të tjerëve që u përfishinë në këtë histori dhe lojë shqiptare kundër parimeve evropiane dhe parimeve mbi të cilat qëndron aleanca jonë e NATO-s, pra demokratike.
Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca që janë. Nuk kam asnjë shqetësim dhe Edi Ram e Kuvendi socialist që nuk më duan mua, të vënë kandidat këdo që dëshirojnë që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë që të mos shkojnë prap se është 2 korriku sot, të na futen nëpër ambasada apo siç me të drejtë u shpreh ministri i brendshëm i Italisë, të mbushin prap anijet e të ikin në Evropë.
Boll e zbrazëm Shqipërinë. E Shqipërinë ta zbrazim që të vijnë nga e gjithë bota refugjatët për ta mbushur këtu , nuk e lejoj më vjen keq. Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend Evropian që ndërtohet mbi shtetin e së drejtës një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe instituticionet dhe ta bëjmë që të kthehen edhe shqiptarët në Amerikë, të vijnë edhe ata që janë në Itali e Angli. Kjo është zgjidhja që jap. Nuk është turp as për mua si president nëse populli shqiptar nuk më voton, që të shikoj punën time , as për Edin dhe as për gjithë të tjerët.
Në fund fare Churchill fitoi luftën. Edhe populli anglez nuk e votoi por pastaj pasi bëri pak pushim e rivotoi. Kështu është demokracia, prandaj njerëzit shprehen duhet të kenë besim tek vota e tyre dhe kjo është rruga e zgjiedhjes së krizave.
Ky është propozim im, nëse ka ndonjë propozim Edi Rama ta bëjë kur të dojë, Nëse ka ndonjë propozim ndonjë ambasadadë që flet për dialog por që nxit sherr në Shqipëri ta bëjë, ta dëgjojmë por asnjë propozim që cënon parimet e shtetit të së drejtës në Shqipëri unë nuk e pranoj.
Dhe e ftoj Ramën të tregohet serioz e i përgjegjshëm, ftoj dhe përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharakë sepse jemi vend i NATO-s, kemi 10 vite. Mos tallen me Kushtetutën tonë. U tallën njëherë në 2008 me Kushtetutën tonë por e keni harruar, kur i mbanin ison Edit dhe Doktorit që donin të përmbysnin themelet e Kushtetutës sonë apo e keni harruar. Një nga ata ambasadorët që mbanin ison atëherë është prap ambasador këtu. Ai diskutonin për dekretin e presidentit, për hallin e Idajetit, hallin e opozitës së re për Unazën e Re, e kështu me rradhë. Duhet të bëmi popull dhe komb serioz,d uhet të jemi partenrë të drejtë dhe konstruktivë me të huajt dhe duhet ti zgjidhim vetë çështjet këtu si burra shteti. Të heqim dorë nga loja ambasadash. Se kështu bën ai lojë ambasadash dhe me reformën në drejtësi. E mbani mend deri në fund. Dhe çdo përpjekje që bëja unë si kryetar parlamenti për konsensus, sepse konsensusi ishte aty por ky nuk donte konsensus, ishin një tufë intrigantësh vendas dhe ndërkombëtarë që ngatërronin dynjanë, ngatërronin dhe Lulin, e zgjidha unë vetëm për 1 minutë.
I thirra hajdeni pak tek zyra këtu, u zgjidh. Kush nuk erdhi në takim vetëm Edi. Nëse ai do takim me prindër me Presidentin, ti marrë amerikanët, evropianët që nuk e lënë të bëjë një zgjidhje, një marrëveshje, ti japë një drejtim krizës, se ai do po ata nuk duan, të vijë këtu jam. Nëse ata nuk nuk vijnë dot këtu se janë diku tjetër më thotë të iki në Amerikë. Se mua vizën Amerikane ma jep Edi nuk kam nevojë ta kërkoj në ambasadë. Se ai ua jep dhe ua heq të gjithëve. Po edhe atyre të Kolegjit Zgjedhor, edhe atyre që kanë këto hallet e vettingut, e që duhet të marrin vendime në emër të shtetit të së drejtës. Kur të dojë, në Evropë kur të dojë. Unë kam bërë çdo përpjekje ta dinë të gjithë shqiptarët që Shqipëria të mos bëhet një vend qesharak.