BallinaAktualitetEmrat/PD: Ish-oficerëve të Sigurimit, sot në skuadronët e Ramës kundër opozitës

Emrat/PD: Ish-oficerëve të Sigurimit, sot në skuadronët e Ramës kundër opozitës

spot_img
spot_img

Edi Rama si kryetar i bandës 339-184, po përdor për represion ndaj shqiptarëve kupolën e Policisë së Shtetit, e cila është e njëjta bandë e Sigurimit të Shtetit që përdori diktatura në 2 korrik 1990.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Kryeministri më i refuzuar në historinë e pluraliizmit shqiptar sfidoi sot 85 përqind të shqiptarëve, duke treguar se atij i mjaftojnë mjetet e represionit për të qendruar në pushtet dhe jo vota e tyre.

Në funksion të këtij mesazhi kriminal, kreu i bandës 339-184, u shfaq në krah të skuadronëve të vjedhjes së votës dhe represionit ndaj opozitës.

Ata janë të njëjtët që, për llogari të kreut të bandës, kanabizuan vendin, të njëjtët që u siguruan garanci dhe mbrojtje trafikantëve të drogës, e që në këmbim, veç parave, u kërkuan vota për PARTINE, të marra përmes kërcënimeve, presioneve, shantazheve dhe parave të ndyra të trafiqeve.

Banditët me uniformë që i kemi parë të mbysin qytetarët me gaz në rrugë e në shtëpi, të rrahin pa mëshirë opozitarë e gazëtarë, të burgosin pa prova kundërshtarë politikë vetëm pse refuzojnë sundimin e bandës, janë po ata që në 2 korrik të ’90, u përpoqën të mbanin në këmbë perden e hekurt, që po shkërmoqej në mes të Tiranës.

Mjeti i represionit të Edi Ramës kundër 85 % të shqiptarëve janë kuadrot e dalë nga Shkolla e Sigurimit të diktaturës komuniste.

1.Gjovalin Loka (Shkolla e Sigurimi)
2.Niko Brahimaj (Shkolla e Sigurimit)
3.Artan Bajraktari (Shkolla e Sigurimit)
4.Rebani Jaupi (Shkolla e Sigurimit)
5.Xhevahir Çeloaliaj (Shkolla e Sigurimit)
6.Hasan Ahmetaj
7. Skender Kalemi (Shkolla e Sigurimit)
8.Edomnd Tarkaj (Shkolla e Sigurimi)
9. Albert Dervishi (Shkolla e Sigurimi)
10.Neritan Nallbati
11.Sali Skura (Shkolla e Sigurimit)
12. Arben Keshi (Shkolla e Sigurimit)
13. Robert Aga
14. Boge Bodini (Shkolla e Sigurimit)
15. Sokol Çela
16. Ilir Musta (Shkolla e Sigurimi)

Janë po ata që “perden e hekurt” e donin në këmbë e të pëprekur, si monument të anti-amerikanizmit dhe dëshmi të stalinizmit të vetëm në glob.

Janë të gjithë emra dhe “njohje të vjetra”, në dokumentat e raportet e OSBE/ODIHR, të Këshillit të Europës dhe çdokujt tjetër që ka vezhguar zgjedhje në Shqipëri si persona kyçë për dhunë e manipulim në zgjedhje, sa here në pushtet është partia e Enver Hoxhës dhe Sigurimit.

Shembujt më elokuent të garantimit të mënyrës së rregullt e të qetë të ketyre zgjedhjeve janë, gjithashtu,
– Pjerin Ndreu (që sot po i shërben farsës si kandidat)
– Gazmend Demrozi, shefi aktual i komisariatit të Dibrës, i cili vazhdon represionin ndaj opozitarëve. Ky është i njëjti shef komisariatit në Kavajë në 2001, rrahësi i pashpirt i komisionerit të PD në Qerret, shpina e nxirë e të cilit bëri xhiron e botës.

Janë të njëjtat kalbsina që kërkojnë shejtnim, me të njëjtat metoda, me të njëjtën urrejtje për cilindo kundërshtar. Ka ardhur dita që të marrin përgjigjen që po kërkojnë tash 29 vjet, bashkë me kryebanditin që i ka ndërsyer sërish për t’I ulur kokën 85 përqind të shqiptarëve, që refuzojnë sundimin e tij!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular