BallinaAktualitetPropozimi i Metës: Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje...

Propozimi i Metës: Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin

Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike është që në 13 tetor të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për presidentin.

Ilir Meta: Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë

Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit. Që mos shkojnë prap të na futen nëpër ambasada apo sic me të drejtë u shpreh ministri i brendshëm italian.

Nëse ka ndonjë propozim Rama le ta bëjë, nëse ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë le ta bëjë. E ftoj Ramën të tregohet i përgjegjshëm, i ftoj përfaqësuesit e huaj mos bëhen qesharakë, mos tallen me kushtetutën tonë. U tallën njëherë me kushtetutën tonë kur i mbante iso Ramës dhe doktorit.

Duhet ti zgjidhim vetë gjerat këtu si burra shteti, të heqim dorë nga loja ambasadash. Se kështu bënte edhe me reformën në drejtësi lojë ambasadash. Çdo përpjekje që bëja unë për konsensus, sepse konsensusi ishte aty por ky nuk donte konsensus, ishin bërë një tufë intrigantësh vendas dhe ndërkombëtarë, ngatërronin dynjanë ngatërronin edhe Lulin, e zgjidha unë për 1 minutë. I thirra unë në zyrë dhe e zgjidha, kush nuk erdhi? Vetëm Edi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular