Është një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë, por duket se Instagram ra këtë pasdite. Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 14:49 dhe janë prekur një pjesë e mirë e përdoruesve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë të Europës dhe SHBA.
Arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, megjithëse 82% kanë raportuar probleme me Feedin e Lajmeve, 11% me faqen e internetit dhe 6% me hyrjen. Instagram ende nuk ka komentuar mbi problemet.
Të shqetësuar shumë njerëz kanë raportuar gjithashtu probleme me Facebook dhe WhatsApp – të cilat si Instagram, janë në pronësi të Facebook.