BallinaAktualitetKE nuk u vë vizat shqiptarëve, kërkesa e Holandës nuk diskutohet

KE nuk u vë vizat shqiptarëve, kërkesa e Holandës nuk diskutohet

spot_img
spot_img

Një lajm i mirë nga ardhur për të gjithë shqiptarët nga Komisioni Europian, ditën e sotme. KE ka rrëzuar kërkesën e Holandës për vendosjen e vizave me Shqipërinë. Parlamenti Holandez miratoi një rezolutë ku kërkonte rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak se ishte rritur kriminaliteti nga shqiptarët. Kërkesa më pas iu çua Komisionit Europian, i cili ka vendosur që ta rrëzojë, duke mos pranuar që Holanda të rivendosë vizat me Shqipërinë.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, bën të ditur zëdhënësi i KE-së.

Në datën  31 maj Holanda i kërkoi Komisionit Europian, vendosjen e vizave me Shqipërinë, por kërkesa nuk është pranuar. Por pavarësisht kësaj njoftohet se monitorimi ndaj vendit tonë do të vazhdojë të jetë I rreptë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular