Dekreti i Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është detyrim Kushtetues. Çdo Institucion, çdo drejtues duke filluar nga KM, KQZ, Policia e Shtetit, Bashkitë, Ministria e Brendshme duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore kurdo që të çlirohet shteti ligjor nga pushteti kriminal.
Çdo zë ndërkombëtar, që mbështeti direkt apo në mënyrë të tërthortë datën 30 Qershor, pas Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duhet hetuar “burimi” dhe koherenca e lajmit. Kushtetuta e Shqipërisë është funksionale, e detyrueshme dhe pikë referimi ligjore e diplomatike për të gjithë.
Opozita duhet të çlirohet nga komplekset në raport me ndërkombëtarët. Edi Rama ka bërë lojë të “pisët” në raport me to. Është detyrë e Opozitës t’i bëjë publike rastet dhe t’i denoncojë ato tek Kancelaritë përkatëse.
Opozita duhet të ndalojë me mjete ligjore, diplomatike dhe qëndresë të ashpër ndaj zbatimit të produktit kriminal antikushtetues të 30 Qershorit.
Nëse pati një 30 Qershor të qetë, kemi të drejtën ligjore, kushtetuese, morale dhe të drejtën e Zotit për t’i dalë zot vendit nga banda në pushtet, jo më me qetësi!
Edi Rama, ministrat e tij, deputet dhe drejtues të policisë kanë kryer krim elektoral dhe janë kapur nga drejtësia për këtë, me prova legale të bëra publike nga mediat ndërkombëtare.
Edi Rama më 30 Qershor në kushtet e një grushti shteti institucional, organizoi votime në të gjithë vendin.
Është detyrë e Opozitës të mbrojë Kushtetutën dhe sistemin, në të kundërt të shpallim “falimentimin” dhe të fillojë “Epoka e gurit” !
Presidenti ka folur qartë dhe prerazi, është detyrë e Opozitës të flasë, të vendosë dhe të veprojë për të ruajtur Republikën!