Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën ku humbi jetën një person që kishte shkuar për të blerë bukë pas një përplasje me armë ka treguar edhe ish deputetei i PD Enkelejd Alibeaj. “Krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqiperi”, shkruan Alibeaj.
Ja postimi i Enkelejd Alibeajt:
Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë bukë. Në mes të qytetit, në mes të ditës, përplasjet me armë terrorizojnë qytetarët. Krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri.
Zoti ua lehtësofte dhimbjen familjareve të Ramazan Hasalliut. Sherim të shpejtë të plagosurve.