BallinaAktualitetXhelal Mziu i përgjigjet Taulant Ballës: Ja pse nuk iki nga zyra...

Xhelal Mziu i përgjigjet Taulant Ballës: Ja pse nuk iki nga zyra e kryebashkiakut

spot_img
spot_img

Kryetari i Bashkisë së Kamëz Xhelal Mziu i përgjigjet Taulant Ballës, i cili sot kërkoi prej kryebashkiakëve të PD,  që të lirojnë zyrat, duke iu vënë dhe afat!  Pas votimeve moniste me 30 qershor, pjesëmarrjes tejet të ulët në zgjedhjet e 30 qershorit, sipas z.Mziu Rilindja kërkon të hyjë në zyrat e kryebashkiakëve të djathtë, jo me votë, por me emërim. Përmes zgjedhjes, garës, Kamza fitohet sa herë të votohet mes kandidatësh nga Partia Demokratike.
Reagimi i Xhelal Mziut
Nuk do largohem nga zyra e kryebashkiakut, jo për karrige e pushtet, sepse për karrige lufton vetëm “Rilindja” dhe këtë e ka treguar për 6 vite me radhë, e treguan akoma më shumë kur rikthyen monizminin në 30 qershor, ku kërcënuan qytetarët, bizneset dhe administratën.
Kjo Rilindje, që kujton se me forcën e kartonit në Kuvend mund të gjunjëzojë popullin shqiptar, kjo parti, që kujton se duke lëshuar “re” gazi lotsjellës do tremb zemrat e shqiptarëve. I them Ramës e Lleshajt që nuk na trembin as arrestimet politike që keni bërë në çdo protestë, e aq me pak të tremben qytetarët e Kamzës, që asnjëherë s’kanë pranuar pushtetin shtypës të “Rilindjes”.
Prej 12 vitesh ajo zyrë ka pritur me mijëra banorë, bashkë me ta kemi ndërtuar një qytet modern, unë i di hallet e qytetit të Kamzës dhe do jem aty për t’i dhënë zgjidhje deri në atë moment që Kamza do vendos.
Jo, nuk iki nga zyra e bashkisë që t’i plotësohet kapriçoja një njeriu si kryeministri me brekushe dhe çorape të gjata, të shkojë t’ia bëjë kllounin partisë dhe jo qytetarëve të Kamzës.
Nuk e lë karrigen, jo për pushtet personal, as për trimëri se nuk tregohet trimëria me gjysmaburrat e “Rilindjes” por, se lëshoj atë zyrë sepse kam mbështetjen, obligimin e detyrat në shërbim të qytetarëve të Kamzës, nuk largohem sepse në 30 qershor 91% e votuesve të Kamzës treguan që më mbështesin, kjo mbështetje është forca ime e vetme.
Jo “Rilindje”, nuk e lë karrigen për një pseudokandidat që Kamza e ka refuzuar vazhdimisht.
Kryeministër, nëse e do Kamzën, Kukësin, Shkodrën, Lezhën, Pogradecin, Bilishtin, Gjirokastrën, Selenicën, Beratin, Mallakastrën etj, shihemi në 13 Tetor.
Ajo zyrë nuk është as e imja, as e pushtetit monist, është e qytetarëve të Kamzës!
Zgjedhjet pluraliste percaktojne fituesin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular