BallinaAktualitetTë dielën shqiptarët e Amerikës, protestë anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë: Trump,...

Të dielën shqiptarët e Amerikës, protestë anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë: Trump, ndali në Shqipëri!

Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta se, fondacioni Soros dhe themeluesi i saj George Soros po synon të kontrollojë të gjithë shtetin shqiptar, vijnë reagimet e rradhës nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas asaj që njofton Nova Media Albania, kanali televiziv shqiptar në SHBA, më 7 Korrik Shoqata Vatra dhe shqiptarët e Amerikës do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.

SHQIPTARET NE USA PROTESTOJNE
NJOFTIM!

Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros të rikthejë komunizmin në Shqipëri!

Shoqëria Vatra dhe shqiptarët e Amerikës me shqetesim të thellë per situatën e ngjarjeve në Shqipëri, duke marrë në konsideratë përgjegjesinë qe diaspora shqiptare ka për atdheun e familjet tona që jetojnë në Shqipëri, duke vlerësuar si të patjetërsueshme lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit shqiptar, të karakterizuar nga ndihma e sinqeritë të SHBA në rastet më të vështira të kombit tonë, organizojnë të dielën më datë 7 Korrik ora 12:00 një thirrje drejtuar Presidentit Donald Trump.

Me besimin se angazhimi ynë si shqiptarë te Amerikës dhe Presidentit Trump si President i vendit më mik i popullit tonë, mund të arrijë të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.

Sot eshte koha të angazhohemi e të kthejmë vëmendjen te atdheu ynë. Sot është momenti për te qenë të gjithë bashkë si shqiptarë, si bashkëkombas pranë shqiptarëve në Shqipëri që shpëtimin mund ta gjejnë vetëm te SHBA.

Shqipëria nuk mund të rikthehet në komunizëm prej synimeve të errëta të fondacioneve të huaja që kërkojnë pronësinë mbi atdheun që ekziston prej gjakut të të parëve tanë.

Le të bashkohemi ditën e dielë më datë 7 Korrik, ora 12:00, përballë Shtëpisë së Bardhë në Washington DC.

Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular